KreuCelebrity

Era Istrefi nuk ndalet. Spot publicitar për markën prestigjoze!

Ky është momenti i Erës dhe për këtë nuk ka më asnjë dyshim. Pasi korri një sukses ndërkombëtar, me këngët e saj BonBon dhe Redrum, këngë që janë dëgjuar në çdo cep të botës, Era Istrefi duket se do të jetë pjesë e një tjetër suksesi. Por kësaj here nuk bëhet fjalë muzikën. Këngëtarja shqiptare duket se ka firmosur një kontratë me markën prestigjoze të veshjeve ‘Guess’. Ditën djeshme ajo ka ndarë një foto në llogarinë e saj në Instagram ku falenderon të gjithë stafin e brand-it të famshëm. Era po xhiron një spot publicitar  ‘Guess’, por ende nuk dihen detaje se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Kujtojmë që kjo markë e famshme ka patur figura shumë të njohura në spotet publicitare të saj si psh. Claudia Schifer, Anna Nicole Smith, Drew Barrymore, Adriana Lima, Paris Hilton, Irina Shayk, Kate Upton etj. Duket se këtë vit shqiptarja i lë pas bukuroshet e famshme, duke i zënë ‘vendin’. Pse jo Era do të qëndronte më së miri edhe si imazhi i kësaj marke. E meriton apo jo?!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF