KreuFashion

Nuk do t’i besoni syve! Këto xhinse do veshim në të ardhmen

Kur u mendua se trendi i xhinsit në 2017-ta nuk mund të dilte më shumë jashtë kontrollit seç kishte dalë, kompania “Vetements” sapo na prezantoi çmendurinë e radhës.

Shtëpia franceze e modës në bashkëpunim me markën e njohur Levi kanë prezantuar sot modelin më të çuditshëm të xhinseve që mund të keni parë.

Xhinset përmbajnë zinxhira në pjesën e pasme që mund të hapen për të ekspozuar vithet. Ndoshta ky nuk ështe modeli më i rehatshëm i xhinseve por ama ekspozimi i të pasmeve mund të konsiderohet si ideja më inovatore ndonjëherë.

Sigurisht qe këto xhinse nuk jane për t’u veshur në shkollë apo në punë por ama pritet që të perqafohen gjerësisht nga vajzat.

Burimi: Teen Vogue

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF