KreuFashion

Springfield & Bordo Event ju pret të shtunën në eventin e Pranverës!

Dhurata, një ditë si Vip dhe gjithçka që keni dëshiruar mund të bëhet realitet. Eventi “SPRING IS HERE/

Feel good, Look great” ju fton për të përjetuar eksperiencën më të bukur të pranverës në

Springfield & Bordo event!

Profesionistë të modës do të japin sugjerime për të zgjedhur stilin tuaj pranveror me modelet spanjolle  Springfield, ndërsa artistet e make up-it do të jenë aty për të realizuar look-un e duhur…Në ketë moment jeni gati për t’u fotografuar nga profesionistët e BORDO, në backdrop-in e vendosur aty, për të provuar emocionet e një modeli, e pse jo për të ëndërruar edhe ti faqet e revistës BORDO, si pjesë e një editoriali mode, që do të përzgjidhet nga pëlqimet e publikut! Çdo pjesëmarrës në konkursin e fotove do të fitojë një kartë dhuratë nga Springfield, ku ju mund të blini çdo gjë me Gjysmë Çmimi!

Për të provuar këto emocione ne ju presim në Qendrën Tregtare TEG, në një ditë të mbushur plot aktivitet interesante. Zgjidheni vetë orarin, kur do të vini, në çdo kohë ne do të jemi aty për të përmbushur gjithçka më sipër dhe për të kaluar një fundjavë të paharrueshme!

Më poshtë axhenda e aktivitetit SPRINGFIELD & BORDO EVENT!

Eventi zgjat gjithë ditën 11:00-20:00!

Ora 11:00-13:00 – Make Up Pranveror – Si të bëjmë make up-in e PARADITES këtë pranverë. Make Up Artist, nga Shkolla New Generation, do t’u bëjnë make up-in mysafirëve të Springfield!

Ora 12:00-13:00 – Sesion Fotografik – Ashtu sikundër personazhet VIP, të gjithë blerësit në SPRINGFIELD mund të pozoni, ku fotot tuaja do të zënë vend në rrjetet sociale të TEG e BORDO, ku edhe do të votohen më të pëlqyerit.

Ora 13:00-14:00 – Tako modelen e preferuar dhe fotografohu me të. Andonia Dobi, modelja shqiptare, një nga kopertinat më të pëlqyera të BORDO do të jetë e ftuara e këtij eventi!

Ora 14:00-15:00 – Sesion Fotografik 2

Ora 17:00 – 19:00 – Make Up Pranveror – Si të bëjmë make up-in e PASDITES këtë pranverë. Make Up Artist, nga Shkolla New Generation, do t’u bëjnë make up-in mysafirëve të Springfield!

Ora 18:00 – 19:00 E ftuar ne Springfild blogerja Anxhelina Kotorri, AngelinasLBook, e cila do jap sugjerime per trendet e fundit.

Ora 18;30-19:30 koktejl për miqtë e Springfield & Bordo

Ora 18:00-20:00 – Sesion Fotografik 3

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF