Rudina Xhunga për Ledion Liçon: I ka hipur vetja në  qejf, por do rritet edhe ai 0 154

“E premtja pa shikues e Top Channel. Ledioni dështon me Voice”, ky ka qenë  titulli i një  lajmi që  u botua pak javë  më  parë  në  portalin e Rudina Xhungës, por që  për moderatorin Ledion Liço duket se ka qenë  një  lajm tejet tendencioz, duke u marrë  personalisht me Rudina Xhungën në  reagimin që  pati në  llogarinë  e tij në  instagram vetëm pak orë  pas publikimit të  lajmit në  portalin e Xhungës. “Për Xhungat e kësaj bote dhe për @rudinaxhunga, e cila shkruan keq, jo sepse mendon keq për Top Channel, por sepse ky i fundit e përcolli për në  dritaren e fundit”, shkroi reagimin e tij shpotitës drejtuar me emër dhe mbiemë gazetares Rudina Xhunga, moderatori “The Voice”. E  ftuar në  emisionin “Tek Unë ”, moderatorja e emisionit “Dritare”, lidhur me këtë  çështje u shpreh se ai ishte një  lajm i dalë  nga një  sondazh dhe se nuk e priste të  krijohej kjo situatë  e pakëndshme. “Edhe në  perceptimin personal, unë  mendoj se për ‘The Voice’, nuk flitet më  shumë, ndaj edhe i lashë  dorë  të  lirë  gazetares dhe nuk i kushtova aq rëndësi. Kur pashë  reagimin e Ledionit nuk u mërzita aspak, pasi Ledioni është  një  çun i vogë i dhe do rritet ai dhe do mësojë . Gjithsesi unë  Ledionin e kam xhan. Ai ka qenë  në  shtëpinë  time disa herë , kemi ngrënë  drekë  bashkë . Por i ka hipur vetja në  qejf sigurisht, por ka kohë  për t’u rritur”, është  shprehur Rudina lidhur me reagimin e Ledion Liços.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *