KreuFashion

Inagurohet Spitali Amerikan 3

Një tjetër spital i standartave europiane, me ambiente moderne, e me aparatura të fjalës së fundit do t’i shtohet rrjeteve të Spitalit Amerikan. Spitali Amerikan 3 investimi më i madh në sistemin shëndetësor ne vend, i përshtatur për t’i shërbyer një numri të madh pacientësh, u inagurua sot nën praninë e shumë të ftuarve nga politika, biznesi, arti, e mes stafit të bluzave të bardha të këtij spitali. Ceremonia u çel me fjalën e drejtorit të këtij spitali Klodian Allajbeu, i cili falenderoi për pjesmarrjen Kryeministrin e vendit Edi Rama, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gazetarët si dhe të gjithë të pranishmit në ceremoni. Godina më e re me një sipërfaqje prej 25.000 m/2 ofron për pacientët 200 shtretër, 7 salla operatore dhe 2 koronarografi, që prej ditës së sotme do të jetë në shërbim të pacientëve që ofrohen pranë këtij spitali, për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Vendi i duhur i radhës për të trokitur dhe gjetur zgjidhje për shëndetin e çdo qytetari vendas apo të huaj, nga rajoni e më gjerë, tashmë është pikërisht Spitali Amerikan 3. Vendndodhja e godinës më të re të Spitali Amerikan 3, është në rrugën Sabaudin Gabrani (Godina Nr.2), pranë Fabrikës së Birrës, Tiranë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF