KreuFashion

Surprizon ‘Dolce & Gabbana’! Tani me koleksion për…

Dolce & Gabbana është bashkuar me Smeg për të krijuar një koleksion të papritur për zbukurimin e pajisjeve të kuzhinës. Projekti është  titulluar “Sicily Is My Love” dhe është një odë tejet e bukur për rajonin.

Kjo nuk është hera e parë që këto dy marka bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Më herët ato janë bërë bashkë për një linjë shumë të veçantë e të shtrenjtë të frigoriferëve të pikturuar me dorë. Kësaj here, ata janë duke lançuar pajisje të ndryshme të kuzhinës, duke përfshirë: mikserin, blenderin, ibrikun e  çajit, makinën e kafesë, shtrydhësen e frutave dhe thekësen e bukës. Të gjitha këto pajisje kuzhine vijnë të krijuara me printin e frymëzuar nga folklori siçilian dhe motivet tradicionale.

Fatkeqësisht informacionet mbi çmimin e ketyre produkteve janë ende të papublikuara  por me gjasa do të jenë të kushtueshme. Deri atëherë, hidhini një sy imazheve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF