KreuFashion

Këpucët që kurrë nuk duhet t’i vishni me pantallona të shkurtra

Veshjet e shkurtra janë padyshim një element kryesor i motit të ngrohtë, por edhe për t’i veshur ato ka disa hile. Edhe pse ju ekspozoni këmbët tuaja me anë të një palë pantallonave të shkurtra, ka disa këpucë që nuk duhen veshur sa herë veshim të shkurtra që të mos rrezikoni të jeni më seksi seç duhet, apo që këmbët t’ju duken më të shkurtra seç janë.

Këshillat që japin disa prej editoreve të modës janë si më poshtë:

1- Nuk mund të vishni pantallona të shkurtra me taka të larta ortopedike. Sa më të shkurtra pantallonat, aq më tës shkurtra duhet të jenë edhe takat.

2- Shmangini takat e holla e të larta me pantallonat e shkurtra. Rezultati do të jetë disi kontrovers sepse takat e larta e të holla janë zgjidhje për daljet natën ndërsa pantallonat e shkurtra janë më casual.

3- Këpucët me taka e me majë duhet të jenë e fundit gjë që duhet t’ju shkojë në mendje nëse vishni një palë pantallona të shkurtra. Në vend të tyre zgjidhni një palë këpucë ose sandale me takë mesatare ose shaoka të sheshta me një rrip të trashë përpara.

4- Atletet me qafë do t’i bëjnë këmbët tuaja të duken më të shkurtra, ndaj në vend të tyre zgjidhni balerina të sheshta, sandale, pak takë ose çizme të gjata deri te kyçi këmbës.

5- Shapkat  flip-flops (si ato të plazhit) më mirë jo. Në vend të tyre zgjidhni shapkat me një rrip të trashë përpara.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF