KreuCelebrity

Serena Williams është shtatzënë! Fansave nuk i shpëton ky detaj

Tenistja më e famshme në botë, Serena Williams ka ndarë me publikun lajmin se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë. 35-vjeçarja e ka bërë të ditur lajmin përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj në rrjetin social Snapchat, ku shfaqet me rroba banjo trup ngjyrë të verdhë. Tenistja momentalisht ka treguar se gjendet në javën e 20-të të shtatzënisë dhe ndonëse ajo e ka fshirë foton një orë më pas, lajmi e ka marrë tashmë dhenë!

Menjeherë pasi mësuar lajmin, fansat e tenistes kanë nisur të bëjnë llogaritë e të mos u shpëtoj një detaj i rëndësishëm. Llogaritë dhe javët tregojnë se Serena duhet të ketë qenë 8 javëshe kur ajo fitoi titullin e 23 të Grand Slam-it në turneun e Australian Open në Janar të këtij viti, ku mund motrën e saj Venus Williams.

Serena Williams pak kohë më parë ka treguar se ajo dhe partneri i saj Alexis Ohanian janë fejuar, përkatësisht në dhjetor të 20016-ës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF