KreuBusull

Të kaloni pushimet në mes të natyrës pa hequr dorë nga komoditeti!

Të filloni verën me kënaqësin e të shijuarit natyrën plotësisht pa hequr dorë nga luksi, është e mundur me një konceptim të ri të tendave. “Escape Nomade” janë disa tenda të krijuara në vitin 2013 nga Anneke van Waesberghe në një ishull në Indonezi. Këto tenda luksoze mund të shndërrojnë çdo cep të natyrës në një parajsë të banueshme dhe të rehatshme. Gjithçka është e mundur, duke u nisur në zbulim të savanës afrikane apo të krijoni një resort nomad në një plazh në Kost Rika.

Në këto tenda gjeni gjithçka, sallone, salla për të ngrënë, dhoma spa… Këto infrastruktura të lëvezshme me dekorim kolonial, i përshtaten dëshirave të të gjithëve pa harruar asnjëherë që t’i përshtaten natyrës.

Mjafton vetëm të bëni porosinë një muaj para, instalimi zgjat një ditë dhe keni mundësinë të shtoni edhe ngrohje ose ajër të kondicionuar, e kush do të dëshironte që të flinte në dhoma të mbyllura hoteli me këto kushte?

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF