KreuCelebrity

Arben Mevlani flet për krushqinë me familjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha

Jemi mësuar ta shohim tejet serioz dhe statik në studion e lajmeve teksa na njeh me të rejat më të fundit nga vendi dhe rajoni. Folësi i lajmeve në Tv Klan, njëkohësisht dhe babai i blogeres Armina Mevlani ishte i ftuar këtë të premte në emisionin  e Rudina Magjistarit. Si rrallëherë Arben Mevlani foli për jetën e karrierën e tij si spiker lajmesh, ndërkohë nuk mundi t’i shpëtojë edhe kërshërisë së Rudinës, por dhe gjithë publikut përsa i përket krushqisë që familjes së tij me familjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha, duke qenë se vajza e tij Armina tashmë prej 3 vitesh ka nisur një lidhje me Shkëlzen Berishën. “Në fillim më ka ardhur e papritur kur ma tha. Armina e zgjodhi vetë, i dha rrugë vetë kësaj lidhje. Sa i përket takimeve dhe marrëdhënieve me familjen Berisha unë nuk jam shumë i traditës, por një kafe apo një mbledhje të përbashkët e kemi bërë. Por ende nuk mund t’i themi krushk, sepse kjo rinia e sotme bashkëjetojnë një herë”, u shpreh Arbeni për krushqinë e shumë përfolur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF