KreuKuzhine

Receta/ Pjata që ndezin pasionin!

Dashuria vjen nga stomaku, ndaj Bordo sugjeron disa receta afrodiziake, që mund ta bëjnë ditën e të dashuruarve me të paharruar. Mjaftojnë pak minuta për t’i gatuar, dhe për t’i kujtuar njerëzve të dashur se kujdeseni për ta.

 

Spageti me sardele, rrush të thatë dhe fara pishe

Përbërësit: Spageti Divella 320 gr, sardele të konservuara 120 gr, kopër, 20 gr rrush i thatë, 30 gr fara pishe, 1/2 limon, hudhër, vaj ulliri ekstra i virgjër Ecomarket, kripë

Përgatitja: Bëjini një banjë me ujë të ngrohtë rrushit të thatë për tu zbutur. Nxirrni sardelet nga konserva dhe pritini në fije të holla, duke hequr halat. Në një blender vendosni sardelet, koprën, pak kripë, 4 lugë vaj ulliri Ecomarket dhe lëngun e limonit. Përzjeini derisa të krijohet një salcë.

Prisni hudhrën në feta të vogla dhe skuqeni atë në një tigan me 2 lugë vaj ulliri, shtoni rrushin e thatë dhe farat e pishës derisa të marrin ngjyrë të artë.

Zjeni makaronat Divella në ujë me kripë. Kullojini dhe më pas hidhni salcën e sardeleve dhe spërkateni me farat e pishës dhe rrushin e thatë..

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF