KreuBordo Men

Djalli lëviz me… Bugatti Chiron!

Bugatti Chiron është një mrekulli. Në të gjitha kuptimet e fjalës. Duke marë emrin nga një prej pilotëve më të mirë francez të kësaj marke gjatë dekadës 1920-1930, e sapolindura e superveturave Bugatti ka gjeneruar një numër të jashtëzakonshëm porosish duke bërë që marka të marrë vendimin që ta vazhdojë këtë projekt.

Askush nuk e fesheh kënaqësinë që ndjen kur zbulon rezultatet që i parkasin kësaj mrekullie teknologjike. Më shumë se dhjet vite as të famshmes Veyron, për të cilën të gjitha superlativat ishin përdorur, Chiron po imonon krijimin e një fjalori me superlativa të reja vetëm për atë. Duke u nisur nga eksperienca e Veyron, inxhinierët kanë krijuar një veturë që kalon, sërish, gjithçka që ekziston në këtë fushë.

Me 1 500 kuaj fuqi kjo veturë nuk ka një ekran me prekje sikurse po bëhet diçka e zakonshme për çdo automjet. Por një matës shpejtësie të thjeshtë që nivelin maksimal e ka në 500 km/h. Po e lexuat shumë mirë 500 kilometra në orë. Arrin 100 km/h për më pakë se 2,5 sekonda ndërsa 250 km/h për vetëm 8 sekonda.

Duke lindur nga një filozofi ekstreme, Chiron lëviz idenë e mrekullisë mbi katër rrota. Po aq joshëse në të pilotuar sa edhe thjesht në të shijuar me sy.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF