KreuFashion

Super të pasurit në pushime shpenzojnë 7,3 miliardë euro

Janë gati 14 milionë në të gjithë botën personat që kanë një pasuri prej të paktën një milion dollarë, ndërsa miliarderët, pra ata që arrijnë një miliardë dollarë janë 2 100. Janë këta, pasanikët, që ushqejnë më shumë tregun e udhëtimeve luksoze, një sektor që në vitin 2016 është rritur me 7% dhe ka gjeneruar të ardhura neto prej 7,3 miliardë euro. Ndërsa super të pasurit fluturojnë gjithnjë e më shumë dhe nuk kursehen aspak duke shpenzuar një mesatare prej 3 265 euro në ditë për person.

Pra nga “Luxury Travel” gjenerohen 185 miliardë euro fatuara vetëm nga hoteleria dhe kroçerat e luksit, të cilave u shtohen të paktën 112 miliardë euro nga ushqime dhe verë. Vetëm në Evropë kjo industri punëson 1 700 000 persona.

Super të pasurit vijnë kryesisht nga SHBA-ja, Kina, Japonia, Kanadaja por janë të pasurit e rinj të vendeve në zhvillim që shënojnë rritjen më të lartë në sektorin e turizmit me Indinë +12,8%, Rusinë +9%, Vendet e Gjirit +4,5%.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF