Getoari dhe Marina gati për dasmë! Ja organizatorja VIP e ceremonisë

Prej ditësh po qarkullojnë thashetheme se Marina Vjollca dhe Getor Selimi do të celebrojnë dashurinë e tyre me dasmë këtë verë. Por deri më tani asgjë nuk është konfirmuar nga çifti. E në fakt deri tani, pasi Bordo ka zbuluar sot të vërtetën. Dasmë do të ketë!  Moderatorja e ëmbël e Top Channel dhe partneri i saj duket se kanë filluar përgatitjet e ceremonisë. Mesditën e sotme çifti është fotografuar duke konsumuar një kafe dhe lajmi qëndron në faktin se ata nuk ishin vetëm por të shoqëruar. Në tavolinë me Getin dhe Marinën ishte edhe Alketa Vejsiu, e cila është pronare e agjensisë së eventeve Class. Biseda në tavolinë me siguri ka patur  temën e dasmës së çifti të njohur, që mesa duket kanë zgjedhur Class për organizimin e ditës së tyre të madhe. Do të jetë kjo vallë dasma e vitit?! S’na mbetet gjë tjetër veçse të presim ditën e shënuar të Getit dhe Marinës.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *