KreuCelebrity

Nuk ka më dyshim, Nora dhe Tuna nuk flasin më njëra-tjetrën

Është e vërtetë që Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu janë kunata, por kjo nuk do të thotë se ato janë edhe mikesha. Madje thashethemet që po qarkullojnë së fundmi, thonë se dy këngëtaret nuk kanë asnjë lloj marrëdhënie me njëra tjetrën, pavarësisht se fati qëlloi që bashkëshortët e tyre të jenë vëllezër. Ditën e djeshme Tuna realizoi festën ‘baby shower’, me anë të së cilës mami në pritje të ëmbël fton të gjitha mikeshat e saj në një ceremoni kushtuar bebit, i cili pritet të vijë së shpejti. Por ajo që u vu re në këtë festë, ishte mungesa e Nora Istrefit dhe vajzës së saj Renee, të cilat në kushte normale me siguri do të ishin ndër të ftuarat kryesore të ‘baby shower’. Megjithatë nuk u përjashtua fakti që me gjasa Nora do të ishte në ndonjë koncert atë ditë dhe e kishte të pamundur, prezencën e saj në festë. Por ne nuk e lamë me kaq, pasi na u duk paska e çuditshme. Pasi bëmë një kontroll të imtësishëm në llogaritë e Instagram të Norës dhe të Tunës vumë re që dy këngëtaret-kunata, nuk e ndjekin njëra- tjetrën. Epo në këtë rast sado u munduam nuk mundëm dot të gjenim një justifikim, dhe e vetmja gjë që na shkon në mend është fakti që mes dy vajzave të njohura të showbizit ka ndodhur një zënkë serioze dhe gjasat janë që ato nuk flasin më me njëra-tjetrën. E në fakt nuk e dimë si do ta menaxhojnë këtë situatë Nora dhe Tuna, duke qenë se tashmë duan apo nuk duan do të takohen shpesh në festa e ceremoni familjare

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF