15 veshjet më të mira të Monika Kryemadhit

Prej ditës së djeshme ajo tashmë do të jetë Zonja e Parë e Shqipërisë. E nëse për një Zonjë të Parë të një vendi, të qenit korrekte me veshjen dhe pse jo edhe me stil është një element tejet i rëndësishëm, për Monika Kryemadhin ky test është kaluar me kohë. Çdo ditë e më shumë stili i deputetes së LSI po bëhet i kuruar deri në detaj dhe i pagabueshëm. E njohur për tipin  e saj të çiltër dhe për mënyrën popullore si shfaqet shpesh herë nëpër intervista, Monika është gjithmonë e hapur për të treguar detaje nga stili i saj i jetesës. Që kur su shfaq para dy viteve me disa kilogramë më pak, kërshëria për të mësuar dietën se si ajo u dobësua ishte e madhe. Dhe si shpeshherë përgjigja e Kryemadhit lidhur me këtë kureshje të publikut ishte tejet interesante. “U dobësova për inat të Ilirit. Kur shihja që Iliri po dobësohej duke mbajtur dietë, unë ndjeja që po dyfishohesha…Momenti më i keq në jetën timë ka qenë kur pashë veten time në televizor krah Ilir Metës, dhe unë dukesha edhe dy herë sa Iliri. Që aty vendosa të mbaj diteë”, është shprehur deputetja në një intervistë për Thumb pak muaj më parë. E në fakt mirë bëri, pasi me format që ka tani Mona (siç shpesh miqtë e saj e quajnë), duket më e bukur dhe më e re se kurrë. Bordo ka zgjedhur disa prej veshjeve të saj më të mira, me të cilat ne mendojmë se ka shkëlqyer.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *