KreuCelebrity

Olta Gixhari në gjyq me vajzën e deputetit

Aktorja Olta Gixhari ka patur një ‘përplasje’ gjyqësore me Amantian, vajzën e deputetit të Partisë Socialiste Dashamir Peza. Sipas “Panorama”, shkak është bërë një reklamë për një kompani celulare, të cilën Olta e ka realizuar në vitin 2014, por sipas saj ajo nuk është paguar për këtë punë, pavarësisht se kishin një kontratë. Amantia është aksionere e agjensisë “Pik creative SHPK”, agjensi e cila ka realizuar reklamën. Gixhari ka hedhur në gjyq agjensinë dhe kjo çështje, e ndjekur nga gjyqtarja Anila Karanxha, ia ka dhënë të drejtë aktores. Kompania e reklamave do t’i paguajë Oltës jo vetëm shumën prej 5475 euro, por edhe kamatvonesat, për të gjithë kohën e humbur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF