Një pikturë e princeshës Sisi shitet 1,5 milionë euro! 0 118

Piktura e famshme e Sisit, e vitit 1853, të cilën perandoresha Elisabet e Austrisë ia dhuroi perandorit Franz Jozef, u shit të enjten për 1,5 milionë euro në shtëpinë e ankandit “Dorotheum” të Vjenës.

Piktura e Carl Theodor von Piloty dhe Franz Adam u vlerësua nga 300-350 000 euro.

Sipas “Dorotheum”, portreti i perandoreshës Elisabet të Austrisë hipur në një kalë në Possenhofen, ishte artikulli më i kërkuar në ankandin e pikturave të shekullit XIX.

Pavarësisht ndalimit të eksportit të pikturës, si rezultat i ruajtjes historike, çmimi rekord  i pikturës u krye.

Piktura ishte një dhuratë Krishtlindjeje e perandoreshës Elisabet për burrin e saj të ardhshëm në vitin 1853.

Deri në vdekjen e perandorit në vitin 1916, piktura ka qëndruar varur mbi shtratin e tij, në pallatin “Hofburg” të Vjenës.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *