Fast & Furious 8, rekord te ardhurash

Duke pritur “Guardians of the Galaxy 2” që do të dalë në sallat e kinemasë amerikane, është ende “Fast & Furious 8”, mbreti i të ardhurave në kinematë e SHBA-së.

Filmi aksion ka fituar për të tretën fundjavë me rradhë 19,4 milionë dollarë që sjell në kasën e Universal Pictures një sihfër prej 192 milionë në SHBA.

Në podiumin amerikan renditen en vendin e dytë dh etë tretë: komedia “Hoë to be a Latin Lover”, që ka mbledhur 12 milionë dhe filmi aksion indian “Baahubali 2: the conclusion”, që ka mbledhur 10,1 milionë.

Në vendin e katërt “The Circle”, me Tom Hanks dhe Emma Watson, që zhegënjen pritshmëritë me të ardhura prej 9,3 milioni. I pesti renditet “Baby Boss”, me 9,05 milionë.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.