KreuBordo Men

Kur veturat bëhen me krahë

Pilotimi automatik dhe motorët elektrik duket se do të jenë hapi i radhës në botën e automjeteve. Por, ndonëse duket pak larg, studimi i fluturimeve për lëvizjet e përditshme, që ka filluar që në kohët e hershme nga fantazia e tregimtarëve dhe shkrimtarëve, ndërsa tani vazhdon pa reshtur në qendrat e kërkimeve. Me propozime nga më fantastiket.

Nëse Amazon synon të dorëzojë pakot me dronë, Uber ka publikuar “Elevate”, një shërbim i transportimit të pasagjerëve me aeromobil, që pritet të debutojë në Dallas dhe Dubai në vitin 2020. Larry Page, bashkëthemelues i Google, nga ana tjetër është përqëndruar tek Kitty Hawk Flyer, një aeroplan që nuk kërkon patentë fluturimi për të udhëtuar

Por projekti më i aritshëm duket të jetë ai i Airbus dhe Italdesign i prezantuar në Sallonin e Gjenevës. Një veturë e vërtetë që dhe fluturon dhe lëviz mbi katër rota. Kjo realizohet falë një kapsule që mund të kapet me një platformë me katër rrota ose një platformë fluturuese, të ngjashëm me një dron. Për momentin ky është propozimi që i afrohet më shumë një veture fluturuese.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF