KreuFashion

Stilistja e Beyonce tregon gabimet që bëjnë gratë shtatzëna, gjatë pritjes së ëmbël!

Zerina Akers është stilistja personale e Beyonce, por edhe e shumë personazheve të tjerë të famshëm. Ajo ka qenë gjithmonë e gatshme, për të ndarë me publikun këshilla, apo truke fashioni për t’u dukur bukur dhe këtu nuk përjashtohen gratë shtatzëna. Por cilat janë gabimet më të mëdha që bëjnë gratë shtatzëna, përsa i përket të veshurit, sipas Zerina?! “Sinqerisht të mendosh se nuk mund të dukesh bukur, vetëm se je shtatzënë është gabimi më i madh që bën një grua shtatzënë. Pjesa më e madhe e grave që janë në pritje të ëmbël mendojnë se nuk mund të duken fashion, sepse nuk ka veshje të bukura për format e tyre të rrumbullakosura. I gjithë sekreti është tek gjetja e mënyrave të reja, si dhe përfshirja e sa më shumë veshjeve dhe modeleve. Nuk është e thënë që duhet të blesh patjetër në dyqane veshjesh shtatzëna, thjeshtë duhet të gjesh veshjen që të rri më mirë”, është shprehur stilistja e famshme.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF