Era Istrefi e bëri një vit më parë, sot e bën aktorja e famshme!

Jo më larg se dje, revista e famshme Harper’s BAZAAR i kushtoi një artikull aktores Elle Fanning, në kategorinë Beauty (bukuri). Aktorja ishte paraqitur në një premierë filmi me një stil sa të thjesht, po aq edhe të veçantë, përsa i përket flokëve. Të krehura drejt dhe të kapura me katër karfica të holla në anë, Fanning mesa duket iu ka rënë në sy redaktorëve të revistës së modës. Por, këtë model flokësh të aktores së famshme, ne e kemi parë me kohë. Një vit më parë, Era Istrefi ka publikuar një foto  në llogarinë personale në Instagram, ku paraqitet me të nj3jtin look. Këngëtarja shqiptare gjithmonë ka tërhequr vëmendjen, më së shumti për stilin e saj, duke u përpjekur gjithmonë të sjelli novacion. Mesa duket, këtë herë ka qëlluar në shenjë. Ah, sikur Bazaar ta njihte Erën!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.