KreuBusull

Filipinet, destinacioni për muaj mjalti të paharueshme

Destinacioni më elegant prej disa sezonesh, Filipinet dhe ishulli Palawan kanë filluar të ngjallin dëshirat e aventurierëve që janë në kërkim të ujërave turkez. Është në veri të këtij ishulli, vetëm 45 minuta me varkë nga porti El Nido që shfaqet i vetmi resort luksoz i ishullit. Ky është kalimi i fundit që duhet të bëni për t’u shkëputur nga bota dhe të lundroni mes ishujve të vetmuar dhe të egër që ngrihen madhërisht në mes të Detit të Kinës Jugore.

Një perlë e vërtetë në këtë zonë, Pangalusian Island të mrekullon, sapo afroheni me varkë, me 42 vilat e tij të shpërndara mbrapa një pylli tropikal të virgjër. Një mauzole eco-friendly i ruajtur në mënyrë perfekte nga El Nido Resorts, i kufizuar nga 750 metra plazh dhe rërë të bardhë fine. Pishina private me pamje nga oqeani, dhoma me një pamje fantastike, htigje për të udhëtuar dhe admiruar perëndimin, apo mrekullira nënujore që mund t’i shijoni duke i vizituar dyshe. Për të vazhduar me ekskursione në natyrën e egër, spa, udhëtime me varkë në mbrëmje për të kaluar një darkë vetëm në një ishull të shkretë… Një udhëtim muaji mjalti për t’i bërë edhe më unike ditët tuaja të veçanta.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF