KreuBordo Men

DS 7 Crossback La Première, luksi që vetëm francezët dinë të ofrojnë

Në shumë vende të Evropës kanë filluar prenotimet për suv-in e parë të markës më të re franceze të luksit, DS. DS 7 Crossback La Première, një seri speciale që klientët mund të porosisin deri më 31 dhjetor të këtij viti, ndërsa dorëzimet pritet të fillojnë në fillim të vitit 2018. Kjo seri e limituar “La Première” do të jetë e disponueshme vetëm në motorët më të fuqishëm që ofron marka. Varianti me benxinë me 225 kuaj fuqi dhe ai diesel me 180 kuaj fuqi, të dyja të pajisura me kambio automatike me tetë marshe me një vlerë rreth 50 000 euro. Për detajet e tjera shijoni galerinë e fotove ku do të vëreni një luks si ai që vetëm francezët dinë të ofrojnë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF