Fjalët e Jozefina Topallit kushtuar të birit, do t’ju përlotin!

Zonja e hekurt e parlamentit shqiptar, duket se e ka anën e saj të butë, madje prej pambuku. Jozefina Topalli, një ndër femrat më luftarake në politikën shqiptare, shpesh dhe e ashpër përballë kolegëve të saj meshkuj, di të jetë edhe e ëmbël. Në ditëlindjen e të birit, Genarit, Jozefina ka ndarë disa fjalë zemre, për ‘dobësinë e mamës’ siç e quan ajo. “Të dashur miq. Ju falenderoj për urimet dashamirëse për Genarin. Ai për mua, si për çdo nënë, edhe pse sot dy pllambë më i gjatë se unë, mbetet djali i vogël, dobësia e mamës”, ka shkruar Topalli një mesazh falenderimi kushtuar ndjekësve të saj, duke na njohur me një anë tejet të butë  të ish-kryetares së Parlamentit. Ndërkohë Genari nuk është i panjohur për publikun, pasi krahas nënës së tij të famshme, ai ka zgjedhur si njeriun e zemrës, një vajzë gjithashtu të famshme, pasi prej mëse pesë vitesh, i vogli i mami Jozefinës është në një lidhje të bukur dashurie me moderatoren simpatiken Eva Murati. Epo, për Genarin qenka e thënë që femrat e jetës së tij të jenë të famshme!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.