Fustani që bashkon bukuroshet shqiptare

View Gallery
5 Photos
Fustani që bashkon bukuroshet shqiptare

Fustani që bashkon bukuroshet shqiptare

Fustani që bashkon bukuroshet shqiptare

Fustani që bashkon bukuroshet shqiptare

Fustani që bashkon bukuroshet shqiptare

Na ndodh shpesh të dashurohemi me një veshje, të cilën mund ta disponojmë vetë ne apo ta shohim të ekspozuar tek personazhet e famshëm. Mund të na tërheqi forma, prerja, gjatësia, ngjyra, si dhe ideja se sa mund të na përshtatet një dizajn i caktuar. Epo kjo ndodh edhe me personazhet e njohur tw ekranit, të huaj apo atij shqiptar.  Ndoshta, kur jeni fokusuar ne programet televizive ose rrjetet sociale, iu ka rënë në sy një fustan i gjatë, ku ndërthuret e kuqja me ngjyrën e arit. Disa nga emrat më të përfolur të ekranit shqiptar na kanë dhënë mundësinë ta shohim disa herë të paraqitur në silueta të ndryshme. Personazhi i parë që e mbajti veshur ishte moderatorja shumë e dashur për publikun, Alketa Vejsiu. Një ndër netët e sezonit të parë të spektaklit “Dance With Me”, Vejsiu shkëlqeu në skenë me këtë fustan kaq të veçantë, i cili kombinonte më së miri me paraqitjen e saj në tërësi. Nuk do vononte shumë, kur të shihnim një set fotografik të modeles shqiptare, Xhesika Berberi, e cila solli një version ndryshe të fustanit, duke na bërë kështu të kuptojmë se pjesa e poshtme e tij është e përbërë nga shtresa tyli të kuq. Mesa duket, kjo e paska tërhequr më së shumti Xhesikën! Pak kohë më pas, një nga fytyrat më të dashura të televizonit, Valbona Selimllari, i jep një hijeshi krejt të ndryshme, duke e kombinuar me një kurorë të madhe që mban në kokë. Ish-misi shqiptar, e cila konsiderohet edhe pas shumë kohësh si një nga femrat më të bukura shqiptare, shfaqet me këtë pamje në disa foto profesionale, ku ashtu si çdo herë, ajo ia arriti më së miri të na tërheqi vëmendjen. Më pas, një tjetër emër i botës së miss-eve, Fjoralba Dizdari, ka zgjedhur të njëjtin fustan, për paraqitjen e saj në dorëzimin e kurorës për kolegen e ardhshme. Mesa duket, vajzat na kanë dhënë kënaqësinë të shijojmë një paradë mode të ndarë në kohë, duke treguar sharmin që karakterizon gjithsecilën. Ne e kemi shumë të vështirë të zgjedhim, kështu që po ua lëmë juve në dorë!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.