KreuBusull

Indonezia zhvendos… kryeqytetin!

Për shkak të faktorëve të pafavorshëm në Xhakarta, por edhe me qëllimin e  zhvillimit të zonave të tjera, Indonezia është duke punuar në projektin e zhvendosjes së kryeqytetit.

Ministria për Planifikimin e Zhvillimit Kombëtar të Indonezisë njoftoi se për shkak të rrezikut të tërmeteve në Xhakarta, prurjeve të ujit dhe problemeve në trafik, por edhe për zhvillimin ekonomik të zonave të tjera ka filluar punën për zhvendosjen e kryeqytetit.

Pritet që lista e kandidatëve për kryeqytet të formohet deri në fund të vitit.

Gjasa të mëdha ka Palangkaraja që të zgjidhet për kryeqytet.

Ajo që shkon në favor të këtij qyteti është hapësira më e madhe nga kryeqyteti i tanishëm, e pasur me burime natyrore si dhe mundësinë e zhvillimit të planifikuar kundër problemeve me trafikun dhe infrastrukturën.

Palangkaraja ishte në fokus që në vitin 1950 të shekullit të kaluar, kur u zgjodh për kryeqytet të provincës të Kalimantanit Qendror.

Gjeni në galerinë e fotove disa prej pamjeve më të bukura nga Xhakarta.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF