Shifër rekord abonimesh për New York Times

E mbërthyer nga saga Donald Trump, New York Times regjistroi në tremujorin e parë të vitit një shifër rekord me 348 000 abonime online, megjithëse pritet një ngadalësim në tremujorin e dytë.

Zgjedhjet presidenciale dhe drejtimi nga Donald Trump i Shtëpisë së Bardhë kanë zgjuar interesin e publikut për informacion duke i mundësuar New York Times në fund të marsit 2,2 millionë të abonuar vetëm në shërbimin online, ose e thënë ndryshe një rritje prej 62 për qind në një vit.

Presidenti i ri ka një marrëdhënie të ndërlikuar me të përditshmen e famshme nju jorkeze, duke drejtuar rregullisht kritika me tone të forta duke iu referuar shpesh intervistave dhënë për gazetarët.

‘’New York Times, e ekspozuar për t’u zhdukur, është një turp për mediat. Ata nuk më kuptojnë prej gati dy vitesh të mira. Ndryshoni ligjin për dezinformimin ? shpreh në Twitter Donald Trump në fillim të muajit prill.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.