Stadium frymëzuar nga një… ëmbëlsirë!

Arkitektët shpesh herë frymëzohen elemente të natyrës ose edhe të jetës së përditshme për të realizuar veprat e tyre. Por këtë herë frymëzimi vjen nga një ëmbëlsirë. Arkitektët në turqi janë frymëzuar pikërisht nga një ëmbëlsirë tradicionale për të realizuar një stadium.

Ka përfunduar 98 për qind e punës për ndërtimin e stadiumit të qytetit Koxhaeli, që do të ketë një kapacitet prej 33 mijë vendesh, ndërsa veçoria më interesante e tij është pamja, që ngjason me ëmbëlsirën tradicionale turke, pismanije.

Stadiumi, ndërtimi i të cilit është mbi një hapësirë prej 89 mijë metrash katrorë, pritet të jetë dhe simboli i këtij qyteti, pasi me pamjen e tij të jashtme do të ngjasojë me ëmbëlsirën karakteristike të tij, pismanijen.

”Po vazhdojmë punën për vendosjen e stolave, që është drejt përfundimit”, thotë drejtori i Zyrës së Rinisë dhe Sportit për këtë qytet, Muzaffer Çintimar.

“Në fund të muajit maj, stadiumi në Kocaeli, do të jetë gati dhe në të do të mund të luhet futboll. Momentalisht 98 për qind e punimeve kanë përfunduar. Janë ndërtuar të gjitha rrugët lidhëse. Është përfunduar ndërtimi i rrethinave dhe hapësriave të gjelbërimit, ndërsa vazhdon asfaltimi i rrugëve për rreth”, tha ai.

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.