Blonde Ambition, filmi biografik i Madonnës

Divës së muzikës amerikane, Madonna, nuk ka se si t’i mungojë edhe një film biografik. Jeta e saj do të përshkruhet në një film i cili tashmë është në punim e sipër.

I shkruar nga skenaristi Elyse Hollander, skenari ishte në krye të “Listës së Zezë” vitin e kaluar, një listë vjetore e skenarëve më të mirë të pa realizuar nga Hollywood, shkruan NME.

Filmi është marrë nga Universal Pictures dhe titullohet “Blonde Ambition”, raporton Variety.

Vitet e formimit të Madonnës në New York City, do të jenë në fokus të filmit. Në film flitet për shkuarjen e Madonnës nga Detroiti në New York me vetëm 37 dollarë në xhep, udhëtim ky që ndodhi në vitin 1978. Ajo i kishte thënë taksistit që ta dërgojë në qendrën e gjithçkaje, dhe ai e kishte lënë në sheshin Times Square të Manhatanit.

Për pesë vjetët e ardhshme, ajo punoi si modele, valltare dhe kameriere përderisa luante me bendet Emmy dhe Breakfast Club.

Ishte viti 1983 kur ajo më në fund mori rrugën e suksesit me albumin “Madonna”, që shërbeu si shtëpi e hiteve si “Holiday”, “Borderline” dhe “Lucky Star”. Pjesa tjetër e filmit mendohet të jetë me histori të tjera nga jeta e divës. 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.