KreuCelebrity

Elvana Gjata, mikeshë e ngushtë e familjes së producentit të njohur botëror

Lajmi që Elvana Gjata po bashkëpunon me producentin me famë botërore, Poo Bear tashmë është bërë publik muaj më parë. Por ndërkohë që ne presim këngën e re të Elvanës, duket se këngëtarja krahas bashkëpunimit, ka krjuar një lidhje të ngushtë edhe me pjesën tjetër të familjes së Poo Bear. Producenti i njohur dhe partnerja e tij priten të bëhen prindër së shpejti, dhe kanë organizuar festën ‘baby shower’, me miqtë më të ngushtë. Pjesë e miqve të afërt të çiftit, ka qenë edhe Elvana Gjata, e cila mesa duket tashmë është bërë pjesë e pandashme e familjes së njohur. Bashkëshortja e muzikantit ka publikuar foto në isntagram, ku mes mikeshave të saj duket edhe këngëtarja shqiptare. Poo Bear është një ndër producentët muzikor më të suksesshëm të Amerikës, pasi ai ka bashkëpunuar me emrat më të njohur të muzikës ndërkombëtare si Justin Bieber, Adele, Jennifer Lopez etj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF