Fansat e Era Istrefit, që nga ky moment do ta kenë atë gjithmonë me vete!

Ajo është shqiptarja që ka më shumë ndjekës në Instagram se çdo kolege tjetër këngëtare. Era Istrefi, tashmë e kthyer në fenomen ka krijuar admiruesit e saj anëembanë botës. Kënga e saj më e fundit Redrum, e krijuar nga shtëpia diskografike me famë botërore “SonyMusic”, pati suksesin e shumëpritur, duke e katapultuar Erën në një yll botëror. Së fundmi duket fansat e Erës do të kenë mundësi ta kenë atë gjithmonë me vete, edhe pse jo fizikisht, por disa fjalë nga teksti i këngës Redrum po. Duket se marka e veshjeve Homme + Femme ka lancuar një linjë veshjesh, në të cilat do të jenë të stampuara pjesë nga teksti i këngës së fundit të Erës, si dhe vetë fjala Redrum. Admiruesit e këngëtares shqiptare, e kanë pritur tejet të entuziasmuar këtë postim nga Era, pasi që në momentet e para, komentet duke shprehur dëshirën e madhe të tyre, për të përvetësuar veshjet kanë qenë të shumta. Epo të gjithë duan nga pak Era!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.