Jorida Tabaku, katër pupa për dy bebe!

Tërheqja e saj nga jeta aktive e politikës ka një motiv shumë të fortë. Deputetja simpatike e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është duke shijuar shtatëzaninë e saj, lajm ky që është bërë publik prej disa javësh. Por këtë periudhë të bukur të çdo gruaje në jetë, deri më tani Jorida e ka mbajtur disi private. Kuriozitetin e kureshtarëve dhe miqve të saj virtualë, Jorida e ka shuar sot duke ndarë një foto me bashkëshortin e saj Sajmirin, ku mbajnë në duar pupat e vogla të dy bebeve, që pritet të vijnë në jetë këtë verë. Jorida Tabaku do të përjetojë mëmësinë për herë të parë dhe pritet të bëhet nënë e dy vajzave! BORDO i uron shtatëzani të mbarë!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.