Klas si Audrey Hepburn, apo seksi si Marilyn Monroe?

View Gallery
16 Photos

Dy nga emrat më të njohur në botën e kinemasë, dy nga femrat më të përfolura për bukurinë që i karakterizon, dy aktore që performuan për pak kohë në të njëjtën periudhë… Edhe pse me mënyra jetese të ndryshme, Marilyn Monroe dhe Audrey Hepburn mbeten edhe sot yjet më të dashur për të gjithë kinefilët, dhe jo vetëm. Nëpërmjet performancave të shkëlqyera, duke sjellë në jëtë role ikonike, të dyja aktoret kanë qenë personazhe shumë të rëndësishme edhe në botën e modës. Me stile jo fort të njejta dhe forma trupore karakteristike, secila prej këtyre figurave ka lënë pas të ndezur një “betejë” mes fansave: klas si Hepburn apo seksi si Monroe? Ylli i filmit “Mëngjes tek Tiffany” njihet për një trup po aq elegant sa stili i saj. Me fustane klasike apo veshje casual, Audrey Hepburn ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për të qenurit shik si në evente, ashtu dhe në jetën e përditshme. Nuk janë të pakta rastet, kur aktorja është imituar nga më të famshmet e Hollywood-it sot, duke bërë kështu të mos lihet nën vellon e harresës edhe pas afro 60 vitesh (që nga dalja e parë në ekran). Me flokët brune të ngritura lart, aktorja ndryshon shumë nga kolegia e saj Monroe, konsideruar kjo e fundit si një nga bjondet më të bukura të të gjitha kohërave. Ondet e mëdha kombinuar me një të verdhë në kufi me platinin, janë një karakteristikë e Marilyn, që do ta identifikojnë gjithmonë si ikonën e viteve ’60. Format e rrumbullakosura, të ekspozuara çdo herë me veshje disi të ngjitura pas trupit, kanë bërë që ajo të përfshihet në listën e femrave më seksi. Dekoltetë e hapura apo fustanet e ngushta nga mesi e posht, kanë qenë ndër të preferuarat e Monroe, duke na treguar më shumë për përmasat joshëse të gjoksit apo vitheve të saj. Kjo diferencë stili mes kolegesh, mbi të gjitha mbetet çështje shijesh. Mjafton të klikoni në galeri për të parë disa nga fotot e aktoreve dhe të shihni se cili stil ju shkon juve më përshtat. Dhe në fund, cila është e preferuara juaj: Hepburn apo Monroe?

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.