KreuCelebrity

Malibu, kënga e re e Miley Cyrus

Miley Cyrus zbuloi për revistën “Billboard” titullin e këngës, që do të dalë në 11 maj. Titullohet “Malibu”, si plazhi kalifornian ku jeton. Edhe pse disa burime thonë se do t’i kushothet të fejuarit historik Liam Hemsworth.

Kënga paralajmëron albumin e shtatë që po përgatitet në studio dhe pritet të dalë brenda vitit. Këngëtarja ka bërë të ditur për revistën se ka braktisur një stil jete të ekzagjeruar: “Dua të jem super e pastër dhe e zgjuar, sepse e di saktësisht ku dua të jem”.

Liam Hemsworth e Miley Cyrus janë njohur në 2009 në setin e filmit “The Last Song” dhe janë çift prej katër vitesh. Pas një ndarje u kthyen sërish bashkë në 2016.

Ish ylli i Disney konfrimon për revistën Billboard se diçka brenda saj ka ndryshuar. “Më pëlqen të rrethohem nga njerëz që më bëjnë të ndihem që të jem më e mira. Dhe kam vënë re se nuk janë ata që stonojnë”.

Ylli ka thënë se i ka dhënë fund alkolit: “Nuk pij më, jam plotësisht e pastër”, shton ajo. Ndërsa në lidhje me muzikën shprehet se “Ky disk reflekton faktin se nuk më bëhet vonë për asgjë. Po i jap botës një përqafim dhe them ” Shiko jemi mirë, ju dua dhe shpresoj që ju të më doni të mirën, sipas mënyrës suaj”.

Edhe babai i saj Billy Ray Cyrus ka deklaruar “Miley po kthehet në rrënjët e saj”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF