KreuCelebrity

Veshja më e pëlqyer e Lori Hoxhës këtë javë, sipas ndjekësve në Instagram

Njohur si një nga vajzat më ‘fashion’ të momentit në Shqipëri, Lori Hoxha është njëkohësisht një personazh shumë aktiv, përsa i përket rrjeteve sociale. Duke na dhuruar gjithmonë foto nga vende dhe momente të ndryshme gjatë ditës, ne nuk mund të mos na tërhiqet vëmendja nga stili i saj, i cili përkon çdo herë me trendet më të fundit. Një nga paraqitjet që është pëlqyer më shumë nga ndjekësit e Lorit në llogarinë personale në Instagram, është një veshje sa e thjesht, aq edhe moderne. Xhinset e grisura e të kthyera posht, kombinuar me një bluze bezhë, nëpëmjet të cilës ekspozohet zona e barkut dhe ajo e shpatullave, ashtu sikurse atletet e sheshta të bardha, kanë bërë që foto e realizuar në zonën e bulevardit në kryeqytet, të marri gati 21 mijë pëlqime. Wow! Ndoshta fansave iu ka pëlqyer stili ‘casual’, i cili mund të gjej përdorim tek të gjithë, në përditshmërinë e çdonjërit prej nesh. Klikoni në galeri, nëse ende nuk e keni parë Instagramin e Lorit. Është kjo një veshje që ju përshtatet?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF