5 të famshmet shqiptare, që “udhëheqin” Instagramin 0 55

Të qënurit figurë mediatike, ndër të tjera kërkon një kurim sa më në detaje të imazhit, duke bërë kështu që të famshmit apo artistët të vlerësohen jo vetëm për punën e tyre, por dhe për ekspozimin si personazh i njohur për publikun. Edhe pse shpesh ky kriter keqkuptohet apo abuzohet, ne nuk mund ta mohojmë, që Shqipëria ka prodhuar shumë femra (dhe meshkuj) stil, përsa I përket VIP-ave. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur një këngëtare apo aktore e vendit tonë ka sjellë në qendër të vëmendjes një veshje apo aksesor, shumë më përpara se revistat prestigjoze të modës nëpër botë. Edhe pse të komentuara shpesh vetëm nga portalet shqiptare e jo nga ato të huaja, vajzat e shoubiznesit ia kanë dalë të jenë koherente me kohën, përsa i përket “fashion”-it. Duke qenë se është e pamundur që gjithmonë t’i shohësh në përditshmëri, rrjeti social Instagram ka qenë gjithmonë aty për të na treguar se c’ka veshur sot Jonida Maliqi, Irena Kita, Armina Mevlani apo shumë të tjera. Ne kemi përzgjedhur edhe dy emra të tjerë, përpos atyre që përmendëm pak më lart, siç janë: Lori Hoxha apo Estela Ujka. Me një aktivitet intensiv në profilet e tyre, vajzat na mësojnë se si është të jesh gjithmonë “in”, duke na dhënë mundësinë të futemi sadopak në brendësi të jetës së tyre private. Jonida Maliqi poston më rrallë foto nga aktivitet artistike; fotot e saj konsistojnë më tepër në stilin e të veshurit, teksa shfaqet duke ecur në rrugët e kryeqytetit apo atyre jashtë vendit. Armina Mevlani na njofton për trended më të reja, të cilat i ekspozon vetë, duke u paraqitur si një modele e vërtet në cdo ambjent që shkon. Lori Hoxha gjendet pothuajse çdo herë në vendet më luksoze, të cilat vështirë t’i identifikosh, teksa pozon veshur gjithmonë me rroba të ndryshme (sigurisht), të cilat nuk të lenë pak mbresa. Irena Kita vjen gjithonë klas, në të shumtën e kohës në aktivitete të ndryshme, te cilat e mbushin llogarinë e saj në Instagram me një dinamikë të veçantë. Ndërsa, Estela Ujka ka vetëm një qëllim primar: të tregojë me detaje përzgjedhjen që ka bërë për një paraqitje të caktuar, duke na informuar kështu më tëpër për aksesorët më të kërkuar të momentit. Nëse ende nuk e keni bërë, hidhini një sy profileve të vajzave, ndërsa në iu falim pak nga atmosfera e gjithsecilës, në galerinë tonë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *