7 apartamentet më moderne të VIP-ave në New York 0 16

Njohur ndryshe si qyteti që nuk fle kurrë, një nga vendet më të përzgjedhura për t’u vizituar, i cilësuar si metropoli më i dëshirueshëm për të gjithë, New York është një nga vendet më të shtrenjta, përsa i përket jetesës. Jo më kot, në blloqet më në zë të këtij metropoli, gjejmë të famshmit e Hollywood. Jo, nuk po e lexoni gabim! Kur flasim për VIP-at e huaj (sidomos ata amerikanë), në mendje na vijnë vetëm imazhe vilash super të shtrenjta. Por, e vërteta është që luksi mund të përfshihet edhe në një apartament të vetëm, brenda një godine shumëkatëshe, ku jetojnë të tjerë banorë. Moderniteti dhe ekstravaganca shpaloset në siperfaqe të mëdha, të pajisura me mbi 5 dhoma, njëra prej të cilave është domosdoshmërisht e dedikuar vetëm për veshjet. Nëse Chrissy Teigen të mahnit me ambjentin e porositur posaçërisht për festat gjatë mbrëmjeve, Mary-Kate Olsen sjell një variant shumë miqësor e të ngrohtë, nëpërmjet ngjyrës së mimozës, për mbasditet që kalon me miqtë apo me bashkëshortin. Aktorja Kirsten Dunst zgjedh një stil shumë tipik të shtëpive në Manhattan, duke ndërthurur minimalizmin me detaje të karakterit antik. Ndryshe vepron Sarah-Jessica Parker, kur vendos që dekorit të shtëpisë së saj, t’I japi një frymë zbrazëtie, me mure të lyera të bardha e asortimente krejt të thjeshta, të pangarkuara me ngjyra të ndezura apo masa të mëdha. Pavarësisht shijeve që dallojnë nga njëra-tjetra, një gjë është e sigurt: në secilin prej ambjenteve mund të dallohen shpenzime marramendëse. Edhe pse ndoshta nuk kemi mundësinë për të bërë këto zgjedhje ekstravagante, mund të frymëzohemi në lidhje me ngjyrat, format apo mënyrën e modelimit të shtëpisë në tërësi. Klikoni në galeri për të parë 7 super-apartamentet në fjalë. Kujdes! Do mbeteni pa mend…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *