KreuFashion

7 forma të ndryshme të thonjve, në bazë të asaj që ju përshtatet më shumë

Çdo ditë e më shumë jemi të prirur të kujdesemi për pamjen e jashtme, duke parë çdo aspekt me detaj, kur vjen puna tek kurimi i mazhit. Një rëndësi të vëçantë zënë duart, si një pjesë tejet e ekspozuar trupore. Mund të zgjedhim të kujdesemi vetë për manikyrin ose të shkojmë në qendrat e bukurisë e t’ua lëmë në dorë profesionisteve; sido që të jetë, duhet të këmi parasysh se jo të gjitha format e thonjve i shkojnë duarve tona. Forma ovale e thoit tregon klas dhe elegancë, ashtu sikurse stili shik dhe tejet femëror shkon më përshtat me format me majë. Thonjtë shumë të gjatë tregojnë prezencë dhe i japin shkëlqimin e duhur pamjes tuaj, ndërsa ata katrorë sjellin në mendje pastërtinë dhe të qenurit stil në përditshmëri. Cili model ju shkon më përshtat? Klikoni në galeri, për të zbuluar më tepër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF