Merret vendimi! Eda Zari dënohet me 6 muaj burg, pasi dhunoi nënën e saj!

Çështjet e pronësisë janë bërë shpesh shkak për grindje, apo përplasja mes pjestarëve të një familje në realitetin shqiptar. Duket se këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar edhe këngëtarja e njohur e muzikës Jazz, Eda Zari. Disa vite më parë lajmi se Eda Zari ka dhunuar fizikisht të ëmën, bëri buje. Shkak janë bërë konfliktet e pronësisë, të cilat kanë krijuar hendekun e shëmtuar mes një nëne dhe një bije. Nëna e saj e ka akuzuar të këngëtaren se e ka keqtrajtuar fizikisht. Arsyeja kanë qenë disa falsifikime që Eda ka bërë në dokumentet e pronave të familjes, duke falsifikuar firmën e të ëmës. Zhane Zari, ka paditur vajzën e saj për dhunën e ushtruar, dhe sipas Bluetooth gjykata ka marrë vendimin për ta dënuar këngëtaren e Jazz-it me 6 muaj burg. Vuajtja e dënimit të pandehurës do të fillojë nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.