KreuStil Jetese

Inovacioni hyn edhe në botën e vathëve

Inovacioni, është fjala që dominon kudo në këtë dekadë por edhe për shumë të tjera në të ardhmen. Sigurisht që kur dëgjojmë këtë fjalë gjëja e parë që na shkon në mendje është teknologjia, por këtë herë flasim për modën. Më sakt jemi në fushën e bizhuve. Inovacioni po shndërrohet në një mënyrë jetese dhe veshjeje, aq sa ka tërhequr edhe vëmendjen e shtëpive të modës duke u përpjekur t’i japin këtij koncepti një mishërim stilistik. Këtë sezon do të jetë e mundur që këtë nocion të mund ta shijoni në bizhutë gjithnjë më elegante me forma gjithnjë e më moderne që shtyjnë edhe më shumë limitet stilistike të zhanrit. Gjeni në galerinë e fotove vathët më inovative të këtij sezoni.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF