Vipat qe u larguan nga vendi

View Gallery
21 Photos
Vipat qe u larguan nga vendi
Adrola Dushi

Vipat qe u larguan nga vendi
Almeda Abazi

Vipat qe u larguan nga vendi
Angela Martini

Vipat qe u larguan nga vendi
Bleona Qereti

Vipat qe u larguan nga vendi
Eda Zari

Vipat qe u larguan nga vendi
Elhaida Dani

Vipat qe u larguan nga vendi
Elina Duni

Vipat qe u larguan nga vendi
Elsa Lila

Vipat qe u larguan nga vendi
Elvana Gjata

Vipat qe u larguan nga vendi
Elvis Pupa

Vipat qe u larguan nga vendi
Eralda Hitaj

Vipat qe u larguan nga vendi
Ermonela Jaho

Vipat qe u larguan nga vendi
Evi Reçi

Vipat qe u larguan nga vendi
Gent Bejko dhe Xhoi Bejko

Vipat qe u larguan nga vendi
Hueyda El Said

Vipat qe u larguan nga vendi
Inva Mula

Vipat qe u larguan nga vendi
Klaudia Pepa

Vipat qe u larguan nga vendi
Menada Zaimi

Vipat qe u larguan nga vendi
Nik Xhelilaj

Vipat qe u larguan nga vendi
Vedat Ademi

Vipat qe u larguan nga vendi
Xhoi Bega

Të largohesh nga Shqipëria duket se nuk është një trend i cili ka prekur vetëm qytetarët, por gjithashtu shumë artistë kanë zgjedhur që artin e tyre shpalosin në një vend tjetër. E në fakt për shumë prej tyre largimi nga vendi dhe fillimi i një karriere të re jashtë kufijve duket se ka rezultuar mjaft frytdhënës. Ndërkohë që kanë kaluar vetëm pak ditë nga dalja e përgjigjeve për fituesit e llotarisë amerikane, Bordo ju sjellë disa nga artistët e njohur shqiptar për të cilën shprehja “guri i rëndë në vend të vet” nuk shkon dhe aq përshtat, pasi “gurë të rëndë” duket se janë bërë edhe jashtë Shqipërisë.

Inva Mula

Padyshim një nga sopranot dhe artistet më në zë në vendin tonë dhe gjithashtu në Evropë. Ndonëse karrierën e ka nisur në Shqipëri, Inva Mula prej vitesh ka jetuar në Francë së bashku me familjen e saj (asokohe e martuar me kantautorin Pirro Çako) në Francë. Ndërkohë edhe në ditët e sotme Mula vijon të jetojë jashtë vendit dhe të lëvrojë karrierën e saj të suksesshme së bashku me bashkëshortin Et’hem Ramadanin dhe dy fëmijët e saj Anthonin dhe Ninën.

Xhoi  Bega

Të gjithë e kujtojnë Xhoin, një nga zërat radiofonik e parë në Top Albania Radio. Ndonëse me një karrierë premtuese përpara Xhoi vendosi të largohet në Angli ku aktualisht jeton me bashkëshortin e saj Xhon dhe djalin e tyre.

Vedat Ademi

Padyshim Vedat Ademi në pak vite u shndërrua në yllin e adoleshentëve sa i përket baladave të rrokut. “Më mashtruan sytë”, “Koha s’kthehet” ishin vetëm disa nga hitet që e bën Ademin shpejt një nga emrat më të lakuar në muzikë. Gjatë gjithë këtyre viteve ai ka qenë mjaft aktiv sa i përket netëve live në lokalet e ndryshme në Tiranë, ashtu edhe me klipe dhe pjesëmarrje në Festivale, duke korrur jo pak suksese. Ndonëse në kulmin e karrierës Ademi vendosi të largohej së bashku me familjen e tij në Amerikë ku dhe është aktualisht. Nuk dihet nëse do të ketë një rikthim të tij në vend, ose të paktën “një rikthim muzikor”.

Elvana  Gjata

Është një nga personazhet më të lakuara të showbizit shqiptar. Ajo bën të shkruhet për të si kur është aktive edhe atëherë kur nuk “bëhet e gjallë” prej muajsh. Duket se suksesi i madh në Shqipëri nuk është më i mjaftueshëm për këngëtaren Elvana Gjata, e cila prej disa kohësh po përgatitet për të publikuar albumin e saj të parë në anglisht, i cili do të publikohet në SHBA. Prej kohësh ajo nuk jeton në vendin tonë, duke bërë përpjekje gjithnjë e më konkrete për tregun e huaj.

Hueyda El Said

Ajo është një nga figurat më të dashura për shqiptarët. Showgirli “përjetësisht e re” Hueyda El Said prej kohësh tashmë ka vendosur të mos jetojë në vendin tonë. Ajo tashmë ndodhet në Francë ku aktualisht është e martuar dhe ka sjellë në jetë vogëlushin Gabriel. Megjithatë arti për të vazhdon të jetë një nga prioritet, të cilin në mënyra të ndryshme vijon ta lëvrojë edhe jashtë në Francë.

Adrola Dushi

Është konsideruar një nga modelet dhe misset më të bukura shqiptare, me një bukuri të cilësuar hera-herës si aziatike. Megjithatë bukuroshja Adrola Dushi ka vendosur të shfrytëzojë mundësitë që asaj i jepen në SHBA. Prej kohësh tashmë ajo është duke provuar “ëndrrën amerikane” dhe për ta ndihmuar po i qëndron pranë fotografi i njohur Fadbil Berisha.

Menada Zaimi

Një nga gazetaret më të njohura në vendin tonë Menada Zaimi dhe bashkëshorti i saj gjithashtu gazetar Arsen Hoxha janë zhvendosur në SHBA. Ata së bashku me vajzën e tyre të vogël nisën një jetë të re jashtë vendit, megjithatë mundësia për të qenë sërish në ekran, ju dha Menadës duke qenë pjesë e “VOA”.

Elsa Lila

Elsa Lila është një nga këngëtaret më të dashura të viteve 90-të. Fituese në moshë të vogël e disa festivaleve të Radio Televizionit Shqiptar ajo ishte një figurë e dashur dhe e brishtë. Megjithatë shpesh u largua drejt Italisë ku ka krijuar familjen e saj. Gjatë qëndrimit të saj në vendin fqinj Lila është aktivizuar me muzikën, duke kujtuar këtu pjesëmrrjet e saj në festivalin më të rëndësishëm në Itali, “Sanremo” me këngët “Valeria” dhe “Il senso della vita”, këngë të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku italian. Aktualisht duket se Elsa ka bërë një periudhë pauze nga muzika.

Elhaida Dani

U dashuruam me Elhaida Danin, vajzën nga Shkodra, e cila dhuroi mjaft emocione qëkur ishte në vendin tonë ku u shpall fituese e një sërë kompeticionesh dhe festivalesh. Megjithatë kulmi për Danin ishte pjesëmarrja në “The Voice of Italy” duke e fituar atë, e duke marrë kështu edhe më tepër famë. Prej kohësh ajo jeton në Itali ku vijon të merret me muzikë.

Evi Reçi

Evi Reçi është një nga këngëtaret shqiptare me stilin më të veçantë, këngës e së cilës pëlqehen nga publiku shqiptar. Prej vitesh Evi jeton mes Shqipërisë dhe Italisë vend ku aktualisht punon si gazetare në radio. Gjithashtu ajo ka qenë pjesë e stafit të gazetës “La Repubblica” në Firenze.

Almeda Abazi

Është folur shumë për aktoren Almeda Abazi këto kohë, shumë më tepër nga koha kur ajo jetonte në Shqipëri. Aktualisht Almeda vijon karrierën e saj si aktore në Turqi, ku ka marrë pjesë në një sërë serialesh dhe gjithashtu ka bërë mjaft bujë edhe martesa e saj me akton e njohur turk Tolgahan Sayisman.

Elvis Pupa

Edhe komediani Elvis Pupa bën një jetë mes dy vendeve Shqipërise dhe SHBA-së. Prej kohësh ai është shkëputur nga vendi ynë dhe rikthehet vetëm kur ka ndonjë projekt konkret në dorë, siç ishte pak kohë më parë emisioni “Më fal për shprehjen” që ai drejtonte. Ky emision pritet të rikthehet së shpejti në DigitAlb, duke rikthyer kështu edhe Pupën në Shqipëri.

Angela Martini

Është një nga modelet me famë botërore tashmë shkodrania bukuroshe Angela Martini. Megjithatë ndonëse famës mjaft të madhe ajo kurrë nuk i ka harruar rrënjët e saj dhe shpesh vjen në vendin tonë për të takuar të afërmit e saj.

Ermonela Jaho

Në tjetër emër i njohur sa i përket muzikës lirike. Ermonela Jaho sopranoja e njohur, e cila është ngjitur në shumë skena botërore prej kohësh nuk jeton në Shqipëri. Ajo e ka vijuar karrierën e saj në Itali për të udhëtuar më pas në shumë vende të botës.

Gent Bejko dhe Xhoi Bejko

Ajo këngëtare dhe ai aktor, të dy shumë të njohur në vendin tonë dhe të martuar me njëri-tjetrin. Megjithatë ashtu siç është shprehur edhe në intervista të ndryshme, Shqipëria nuk ishte vendi i duhur për Gent Bejkon dhe Xhoi Bejkon. Prej disa kohësh tashmë ata nuk jetojnë më në vendin tonë dhe së bashku me fëmijët e tyre kanë zgjedhur SHBA-në.

Eda Zari

Një këngëtare mjaft e dashur, e njohur për stilin e veçantë në muzikë, prej vitesh nuk jeton në vendin tonë. Eda Zari prej shumë kohësh tashmë jeton në Gjermani ku vijon edhe karrierën e saj si këngëtare.

Bleona Qereti

Është padyshim një ngë emrat më të lakuar të vipave shqiptar që jetojnë jashtë vendit. Këngëtarja Bleona Qereti prej shumë kohësh kërkon famën në SHBA.  Ajo ka realizuar një sërë koncertesh dhe albumesh në SHBA dhe dëshiron të bëhet edhe më e njohur. Është pjesë e eventeve të rëndësishme ku e shohim të parakalojë në tapetin e kuq.

Elina Duni

Bijë artistësh edhe Elina Duni është një nga emrat e veçantë të muzikës në vendin tonë, kjo për shkak edhe të zhanrit që lëvron, muzikën jazz. Megjithatë Elina duket se gjeti veten e saj sa i përket artit në Gjermani ku jeton prej vitesh, madje ka formuar edhe grupin e saj “Elina Duni Quartet” duke realizuar një sërë albumesh.

Eralda Hitaj

E konsideruar si “Angelina Jolie” shqiptare aktorja dhe ish-missi Eralda Hitaj prej vitesh jeton në Gjermani. Ajo është e martuar me futbollistin Eleandro Pema dhe së bashku kanë një djalë.

Klaudia Pepa

Një nga emrat më të suksesshëm në baletin shqiptar. Ndonëse fama e në vendin tonë ishte mjaft e madhe sërish balerina Klaudia Pepa dëshironte të ishte e njohur edhe në Evropë. Pas pjesëmarrjes së saj në talent shown “Amici” ku fitoi mjaft popullaritet ajo ka hapur shkollën e saj të baletit në Itali dhe vijon jetën aty. Nuk dihet se kur bashkëshorti i saj koreografi i njohur Albi Nako do të bashkohet me të.

Nik Xhelilaj

Nik Xhelilaj është një nga aktorët e rinj shqiptar më të njohur. Ndonëse famën e arriti shpejt në vendin tonë përmes disa produksioneve kinematografik sërish Xhelilaj vendosi të largohej nga vendi. E nisi në Turqi ku pas një sërë projektesh e shohim të zhvendosur në Gjermani ku fama e tij vazhdon të rritet.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.