Cara Delevingne nuk heq dorë nga “dizanjimi” i kokës

View Gallery
3 Photos
Cara Delevingne nuk heq dorë nga “dizanjimi” i kokës
Cara Delevingne, MTV Movies & TV Awards 2017

Cara Delevingne nuk heq dorë nga “dizanjimi” i kokës
Cara Delevingne, Met Gala 2017

Cara Delevingne nuk heq dorë nga “dizanjimi” i kokës
Cara Delevingne, MTV Movies & TV Awards 2017

Tashmë jo vetëm pjesë e pasarelave, por edhe e kinematografisë (aktrimit), Cara Delevingne mesa duket është më shumë se e angazhuar me projekte të ndryshme. Së fundmi, asaj i është dashur të sakrifikojë flokët, për një rol të ofruar në një tjetër film, i cili pritet të dalë së shpejti. Në Met Gala, bëri një paraqitje të zhurmshme, kur u shfaq në tapetin e kuq me kokën tullace, të lyer me ngjyrë argjendi, e të zbukuruar në anë me gurë të çmuar. Komentet ishin të shumta, edhe pse shumica rezultuan pozitive. Thanë që Delevingne ia doli, por le të themi se modelja e përballon çdo situatë, në çdo event, cilido qoftë ai. E ftuar në MTV Movie & Tv Awards, mbrëmjen e djeshme, Cara nuk hoqi dorë nga ngjyra gri. Edhe pse me flokët shumë të shkurtër (pothuaj të pakonsiderueshëm) bjonde, arrihej të dallohej një dizenjo minimaliste gjeometrike, e lyer me “spray”. Bukuroshja shkëlqeu, duke bërë edhe një herë që të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo. Mos ndoshta modelja e njohur po sjell një trend të ri? Kjo do mbetet të zbulohet në muajt në vijim, ndërkohë të shijojmë paraqitjet e saj më të mira në dy evente, pikërisht në galerinë tonë.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.