E diela ndryshe, e ikonës së humorit shqiptar!

View Gallery
5 Photos
E diela ndryshe, e ikonës së humorit shqiptar!

E diela ndryshe, e ikonës së humorit shqiptar!

E diela ndryshe, e ikonës së humorit shqiptar!

E diela ndryshe, e ikonës së humorit shqiptar!

E diela ndryshe, e ikonës së humorit shqiptar!

Të gjithë mezi presim fundjavën për t’u argëtuar, duke qenë se shumica prej nesh nuk e kanë ditë pune në planin kalendarik. Të shtunat ndoshta i kalojmë me shoqërinë, në ndonjë lokal nate apo destinacion jashtë vendit. Por, të dielat janë të dedikuara vetëm për familjen. Drekat e kaluara me njerëzit e zemrës në ditën e shtatë të javës, janë një rregull i pashkruar, prej te cilit vështirë të heqësh dorë. Dhe, një nga emrat që e vërteton më shumë këtë është Julian Deda, te cilin dita e djeshme e ka gjetur duke drekuar me familjen në një restorant jashtë kryeqytetit.  Në tavolinë nuk kishte si të mungonte as babai i tij, Zef Deda, i cili ka dhuruar një atmosferë plot hare, ashtu sikurse njihet edhe për publikun.  Duke qenë se gjinia femërore dominonte më shumë në numër, mesa duket Juli është kthyer në fotografin personal të vajzave për disa çaste, të cilat shihen disa herë të mbledhura grup, për të pozuar për aparatin celular. Batutat nga Zefi nuk kanë qenë të pakta, duke dhuruar shumë buzëqeshje për të gjithë. Në llogarinë personale në Instagram, aktori i humorit ka ndarë ditën e sotme një urim ditëlindje për vajzën e tij. Duke njohur mirë traditat tona mbi festimin jo-të-parakohshëm të këtyre datave të shënuara, nuk mund të dyshojmë se e djeshmja e ka gjetur të bashkuar familjen Deda pikërisht për këtë event. Kështu që, i mbetemi besnik teorisë të së dielës, duke ndarë me ju në galeri ,disa foto të realizuara nga dje.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.