Ermonela Jaho magjeps Operën Kombëtare në Uashington

Vepra “Madama Butterfly” e Puccini-t është një nga operat më prekëse të realizuara ndonjëherë dhe është shndërrar në një mjet për sopranon shqiptare Ermonela Jaho për të shfaqur cilësitë e saj.

Pasi pushtoi teatrot kryesor botëror si ai i Nju Jorkut, Londrës, Bolonjës, Parisit dhe Venecias, Jaho iu drejtua Operas Kombëtare të Uashingtonit, duke debutuar në rolin e Ci0-Cio San.

“Kur mbaroi Madama Baterflaj dhe u ul sipari, audienca brohoriti për minuta të tëra”, shkruan në profilin e tij Facebook gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi.

“Dukej sikur e gjithë elita e Amerikës kishte ardhur për të parë shqiptaren e famshme. Ermonela dha shumë emocion dhe çdo gjë doli e përsosur”, thekson ai.

Përveç rolit të Cio-Cio San, sopranoja është bërë gjithashtu e famshme për interpretimin në vepërn e Verdi-t “La Traviata”, atë të Puccini-t “Suor Angelica” si dhe të Donizetti-t “Anna Bolena”.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.