Irma Libohova flet për bashkëshortin e ndjerë: “Ja kur ja ndjej më shumë mungesën…” 0 238

 

Një nga momentet më të vështira për njeriun është ndarja nga jeta e personave më të dashur. Një situatë të këtij lloji, këngëtarja e mirënjohur e muzikës së lehtë shqiptare, Irma Libohova, e ka kaluar pak javë më parë, kur pësoi humbjen e bashkëshortit, pas një martese të gjatë. Edhe pse u ngjit në skenë pak ditë pas kësaj ngjarje, ditën e djeshme, në emisionin “E Diell” të Adi Krastës, artistja u shpreh më tepër lidhur me mënyrën si po përballet me përditshmërinë, pa shokun e saj të jetës. Duke dhënë pak a shumë përgjigje të njejtë të disa intervistave paraprake, ndër të tjera ajo u shpreh: “…në skenë do jem gjithmonë. Dhimbjen, çdo njeri e ka për vete, e mban për vete. Besoj që duhet ta përballojë dhe ta përjetojë fort.” Ka qenë pyetja e dytë e Adit, ajo që ka bërë këngëtaren të shpërthejë në lot. E pyetur se si është ta jetosh jetën pas këtij momenti të vështirë, këngëtarja është përgjigjur: “Unë jam vetëm, por nuk jam e vetmuar. Jam e rrethuar nga miq, nga njerëz të afërm. I vetmi moment i vështirë është mbrëmja, sepse atëherë ndihet më shumë…”  Duke sqaruar se forcën e gjen tek muzika, Irma Libohova vazhdon të deklarojë se jeta vazhdon dhe dhimbjen do ta mposhti për publikun dhe artin që ajo bën…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *