KreuFashion

Luleshtrydhe blu!

Një produkt i ri, i quajtur “Luleshtrydhja Blu” po vjen nga Kina. Shkencëtarët kinezë kanë arritur të modifikojnë gjenetikisht kultivarin Fragaria x ananassa dhe kanë krijuar këtë frut të pazakontë.

Shkencëtarët kinezë pretendojnë se ata kanë injektuar farat e bimës së luleshtrydhes me genet e një peshku të quajtur Liopsetta glacialis,shkruan agroweb.com. Glikoproteinat e ketij peshku janë më efikasët në parandalimin e ngrirjes nga i ftohti. Si rezultat i këtij modifikimi gjenetik, shkencëtarët kinezë kanë krijuar një luleshtrydhe me nuancat e blusë neon që nuk ngjan aspak me kokrrën e kuqe që jemi mësuar të shohim deri më tani.

Industria kineze e ushqimit ka qenë prej kohësh në kërkim të një varianti të këtij fruti që mund t’i rezistonte ngricave, dëborës, të ftohtit dhe motit të keq në përgjithësi dhe që mbi të gjitha duhet të kishte një shije të mirë. Shkencëtarët kinezë pretendojnë se shija e këtij fruti ngjyrë blu është e njëjtë me kultivarin e kuq. Që në vitin 1998, publikimet e Departamentit Amerikan për Sigurinë Ushqimore dhe Bujqësinë i janë referuar mundësisë së transferimit të genit të proteinës të lartpërmendur në bimën e luleshtrydhes. Sot Luleshtrydhja Blu, po bëhet mjaft e kërkuar nga nga prodhuesit dhe konsumatoret.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF