Shpping mania – Ndot dhe nuk jep lumturi

Blerja e vazhdueshme e veshjeve (shpping mania), simbol i perëndimit të pasur, përveç se është një varësi e vërtetë, ka edhe dy aspekte të tjera negative. Një impakt të konsiderueshëm në ambient dhe pas emocionit të parë të bleries më pas nuk ju bën aspak të lumtur. Këto janë përfundimet e një raporti të përpunuar nga Greenpeace në Kinë, Hong Kong, Tajvan, Itali dhe Gjermani në periudhën dhjetor 2016 – mars 2017 me rastin e “Copenhagen Fashion Summit”, forumi kryesor në botë për një industri mode të pastër. Ky forum ka si synim që të nxisë industrinë e modës të ndryshojë modelin e të bërit biznes, duke kaluar nga sasia në cilësi dhe jetëgjatësi.

Numri i veshjeve të prodhuara çdo vit ka arritur shifra marramendëse (rreth 100 miliarde rroba) dhe kompanitë të fast-fashion si H&M, Zara, Primark dhe Uniqlo kanë kontribuar në dyfishimin e prodhimit botëror në 15 vitet e fundit. Të nxitur nga risia blejmë shumë më shumë rroba dhe i hedhim shumë më shpejt, duke rritur miliarda mbetjet që janë të pranishme në planet.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.