Blu dhe bojëqielli? Alketa guxon!

View Gallery
3 Photos
Blu dhe bojëqielli? Alketa guxon!

Blu dhe bojëqielli? Alketa guxon!

Blu dhe bojëqielli? Alketa guxon!

Veshja është një e domosdoshme e përditshme dhe si e tillë, shpesh na impenjon më shumë se ç’duhet, sidomos mëngjeseve. Njohur ndryshe si shkaktaret më të mëdha të vonesave në orare të caktuara, femrat justifikohen deri diku, kur i lënë meshkujt në pritje. Shkaku? Padyshim kombinimi. Nuk është aq e lehtë sa duket përzgjedhja e modelit dhe ngjyrave të caktuara, të cilat kërkojnë një harmoni sa më të këndshme me njëra-tjetrën, për një paraqitje sa më femërore. Kur flasim për ekspozimin në ekran, garderoba merr një peshë akoma dhe më të madhe, për aq kohë sa gjykatësi në të tilla raste është publiku. I kemi parë vajzat e ekranit, që mundohen në maksimum të japin më të mirën dhe ç’është e vërteta, rezultatet janë të kënaqshme. Ne sot përzgjedhim Alketa Vejsiun, e cila na tërhoqi vëmendjen mbrëmjen e djeshme, në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”. Edhe pse jemi mësuar më së shumti ta shohim veshur me fustane, moderatorja këtë herë kishte zgjedhur pantallona blu (më specifikisht, “persian blue”), shoqëruar me një veshje të sipërme pa mëngë, ngjyrë bojëqielli, e cila kombinonte më së miri me këpucët elegante me po të njëjtin kolor. Ishte pikërisht ky kombinim, i cili e solli Alketën në skenë me shumë feminitet dhe ëmbëlsi (ose ashtu siç ndryshe e quajmë, “si karamele”). Kështu që, të gjithë ata që pëlqejnë minimalizmin dhe elegancën, munden fare mirë të guxojnë me këto dy ngjyra dhe të inspirohen nga moderatorja, duke parë fotot në galeri.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.