Fotot e nxehta të të dashurës së Cristiano Ronaldos! 0 42

Ata e bënë daljen e tyre të parë publike në Janar të këtij viti, teksa parakaluan në tapetin e kuq të FIFA Awards. Dhe sot pas mëse pesë muajsh lidhje, duket se marrëdhënia e tyre është bërë më e fortë dhe më intensive. Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez, janë fotografuar këtë fundjavë në Ibiza dhe duket se kësaj here vëmendjen e mori tërësisht Georgina. E veshur me një palë bikina të zeza, me pjesën e poshtme në stilin brazilian, ‘flaka’ e re e futbollistit të famshëm dukej tmerrësisht seksi. Paparazzi e ka fotografuar në disa pozicione të ndryshme dhe mesa duket është tepër e vështirë të gjesh ndonjë të metë në trupin dhe portretin e saj (me lupë e pamë ne, po sa inat që s’gjetëm gjë). Por sigurisht që nuk mbetej pas as ylli i Real Madrit, i cili dukej në formë ashtu si çdoherë. Epo çift i bukur, s’kemi ç’ti themi!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *